Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112.

Ngjarjet promovuese dhe njoftuese do të realizohen në tri komuna: Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan. Ngjarja në Zveçan mbahet më 8 shkurt, ndërsa në Prishtinë dhe Gjilan më 9 shkurt.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës, OJQ-ve, nxënës të shkollave fillore dhe të organizatave tjera që merren me çështjet emergjente si dhe qytetarët e rastit