Gjendja e rinisë në qytetin e Pejës është shumë e brishtë dhe aspak e barabartë me rininë e vendeve fqinje! Asnjë parti politike deri më tash (as partitë në pushtet as ato opozitare), nuk kan përkrahur rininë e Pejës, ata të ri që kan përfunduar studimet në bachelor, master dhe disa në përfundim të doktoraturës!

Është për të të ardhur keq kur i sheh këta të ri të qytetit të Pejës, që përfundojnë si kamarier, duke bredhur rrugëve të Prishtinës nga një ambasadë në një tjetër duke kërkuar një mundësi të ikin nga Kosova jonë, e disa të tjerë duke ikur në mënyrë ilegale! Më thoni Kryetar: Gazmend Muhaxheri, Drejtor i drejtoratit të Kulturës, rinisë dhe sportit: Engelbert Zefaj, përfaqësues të ndryshëm politik, Çfarë duhet të presin Rinia e Pejës nga ju dhe nga qyteti ynë!

Nisma për Kosovën – dega në Pejë, Fton të gjithë ata të ri që janë ballafaquar me probleme të kësi lloji (që nuk dyshoj se s’ka), që kan besim, vullnet dhe që e dojnë Vendin e tyre, të na bashkohen në Nismen Social Demokrate!

Nisma ka tri parime bazë mbi të cilat ndërtohet programi dhe konceptet e saj! LIRIA, DREJTËSIA, SOLIDARITETI Duke u rreshtuar në këtë frymë politike, rrjedhimisht Liria, Drejtësia dhe Solidariteti, si vlera të barabarta dhe plotësuese të njëra-tjetrës, shndërrohen në vlerat themelore të pandashme edhe të partisë sonë!

Shkruar nga : Nderim Hysaj, Kryetar i Rinisë së Nismës në Pejë